Shqipëria renditet si vendi më çmimet më të larta të konsumit në Europë. Konstatimi vjen nga një raport i publikuar nga Instituti i Statistikave dhe i përket muajit qershor të këtij viti.
Në krahasim janë marrë 31 vende të ndryshme ku siç duket edhe nga tabela, në vendin tonë çmimet e mallrave të konsumit janë rritur me 3.7% krahasuar me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar, duke lënë pas vende të tjera si Lituani, Estoni, Ceki, Austri, Hungari, Norvegji etj..
Por çfarë ka ndikuar që çmimet e mallrave të konsumit të jenë më të larta në Shqipëri?
Shkak kryesor janë çmimet e larta të ushqimeve, thuhet në raportin e INSTAT. Në muajin qershor qytetarët kanë paguar para nga xhepat e tyre 8.8% më shumë se në të njejtën periudhe të një viti më parë.
Më e shtrenjtë është paguar edhe për grupet mallra dhe shërbime të ndryshme financiare si edhe për qira, ujë dhe energji.
Ulje të çmimeve në qershor 2017 krahasuar me 2016, kanë pësuar vetëm grupi veshje, këpucë dhe mobilje shtëpie dhe mirëmbajtje. TV KLAN