KAMEZ - Një ngjarje e rëndë, një krim brenda familjes ka tronditur këtë mesditë Bathoren, ku djali ka vrarë me armë zjarri babain si dhe ka plagosur nënën.Sipas të dhënave mësohet se ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë ndërsa trupi i pajetë i policit u gjet në ambientet e jashtme në oborr.
?
Fqinjët shprehen për Report Tv se 21-vjecari pasi kreu vrasjen doli në rrugë me pistoletë në dorë dhe thirri komshinjtë që të lajmëronin ambulancën.
Më pas ai mori makinën e babait për të transportuar nënën në spital.
Edhe familjarët të tronditur për ngjarjen shprehen se nuk e dinin nëse mes babë bir kishte ndonjë konflikt.