Report TV - Vlorë, plehrat mbulojnë rrugët në Grabian, dy muaj pa u pastruar

2017-07-24 3

Problemi i mbeturinave kohët e fundit po ndihet në çdo fshat të Vlorës. Këtë herë kamera e jonë është fokusuar në fshatin Grabian, në njësinë administrative Shushicë, ku siç duken edhe nga pamjet, mbeturinat e hedhura në anë të rrugës kanë pushtuar pjesën më të madhe të saj.

Banorët e këtij fshati thonë se mbeturinat kanë më shumë se 2 muaj që nuk janë pastruar. Sipas tyre ekziston mundësia e përhapjes së ndonjë virusi epidemik pasi kjo gjë është e vashdueshme.

?Të pastrohen dhe të merren masa. Këtu i hedhin, i hamë ne këtu para shtëpive tona. Ata thonë do ti rregullojmë e nuk i rregullojnë. Aty i hedh mbeturinat gjithë fshati. Aty çfarë nuk hidhet, është malaria?, shprehen banorët.

Free Traffic Exchange