Krim i rëndë në familje, djali vret babain e plagos nënën - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-24 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Familja Metallari nga Kukësi kishte hapur dyert e gëzimit në Bathore për shkak se njëra prej vajzave do të martohej, por sot gjithçka është kthyer në tragjedi. Mjaftoi një debat për ngritjen e një muri rrethues në oborrin e shtëpisë, që i riu i familjes Mirald Metallari të merrte pistoletën e shërbimit të babait të tij, Myftar Metallari, efektiv ne komisariatin nr 5 ne Kamez, dhe të qëllonte 5 herë drejt tij. Sipas policisë, gjatë konfliktit që filloi brenda banesës e përfundoi në oborr e ëma ndërhyri të ndante babë e bir, por që mbeti e plagosur aksidentalisht. I riu u arrestua gjate kohës qe po transportonte te ëmën ne spital.21-vjeçari Mirald Metallari kishte 1 vit që ishte kthyer nga emigracioni në Angli, ndërsa nga të dhënat e policisë ai është person i deportuar nga autoritetet britanike, për shkak të dokumentacionit të parregullt. Mbi 21-vjeçarin rëndojnë akuzat e krimit në familje, ndërkohë që hetuesit vijojnë marrjen në pyetje të familjarëve, për të mësuar më shume mbi ngjarjen e rëndë.