Report TV - 1 miliard lekë për ujësjellësin, por fshati Troshan në Lezhë pa ujë

2017-07-24 2

Dhjetra familje të fshatit Troshan në Njësinë Administrative të Blinishtit në Lezhë po vuajnë mungesën e ujit të pijshëm në këto ditë të nxehta vere.

Edhe pse kanë kaluar vetëm një vit nga ndërtimi i ujësjellësit të ri për të cilin u harxhuan 1 miliard lek situata vijon të jetë e njëjtë.

Në këto kushte një përfasi e banorëve kanë protestuar para Bashkisë Lezhë duke kërkuar që t?ju jepet zgjidhje. Ata thonë se me ujësjellësin e ri janë bërë abuzime, pasi është ndërtuar jashtë çdo lloji parametri teknik.

?Depoja që është bërë atje, është bërë krejt në kushte të jashtëligjshme, të cilës veç depo nuk mund ti thuash. Ajo mund të jetë një depo ku mund të pijnë ujë kafshët, jo njerëzit. Ajo depo mbi 70 cm i ka llom brenda saj?, u shpreh një banor i fshatit Troshan.

Një banor tjetër i këtij fshati u shpreh se është bërë tre herë ujësjellësi i Troshanit dhe sërisht banorët nuk kanë ujë.