Report TV - Bathore,i merr armën babait polic dhe e vret, plagos nënën

2017-07-24 1

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në Bathore, ku djali ka vrarë me armë zjarri babain si dhe ka plagosur nënën.

Policia bën me dije se 21-vjeçari Mirald Metallari, ka marrë armën e shërbimit të të atit, ka qëlluar mbi të dy prindërit, ku si pasojë ka mbetur i vrarë i ati, 62 vjecari Miftar Metallari, punonjës policie dhe ka plagosur të ëmën, 47 vjecaren Nurie Metallari, cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Mësohet se djali është zënë me babain dhe më pas ka marrë armën dhe e ka qëlluar. Nëna në përpjekje për të shuar konfliktin i ka dalë përpara dhe e kanë kapur plumbat. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja.

Gazetari i Reportv Tv Ndricim Caka i cili ishte në vendin e ngjarjes shprehet se fqinjët e përshkruajnë familjen një familje të qetë dhe se i riu nuk ka qënë problematik.

Free Traffic Exchange