Subscribe në Ora News këtu
Në shtator nis pastrimi i drejtësisë. Ky ishte paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama gjatë dëgjesës më të fundit në Shkodër, ku shumë qytetarë denoncuan eksperiencat e tyre negative në zyrat e shtetit.
Rama u premtoi se do të bëjë verifikimet për secilin dhe do të marrë masa për zgjidhjen e problemit.
Rama: Ju e dini shumë mirë që ne kemi një mandat që luftojmë për reformën në drejtësi, më në fund ka filluar proçesi i vettingut. Në shtator-tetor do të fillojnë dhe shoshitjet e prokurorëve dhe gjykatësve dhe do të fillojnë dhe rezultatet. Por nuk është një gjë që rregullohet sa hap e mbyll sytë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/rama-ne-shtator-tetor-fillojne-shoshitjet-e-para-te-gjykatesve-dhe-prokuroreve/