Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Alarmi nga flakët është rikthyer në Gjirokastër. Prej më shumë se katër orë zjarri ka pushtuar malin e Gjerë.
Si pasojë e terrenit të vështirë dhe situatës së vështirë forcat zjarrëfikëse kanë kërkuar ndihmën e bashkisë Gjirokastër e cila ka vënë në dispozicion 8 mjete zjarrëfikëse dhe personel prej 30 personash për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit me mjete rrethanore.
Dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht nga barinjtë e zonës, i cili për shkak të erës së fortë ka dalë jashtë kontrollit duke përhapur flakët në një sipërfaqe të madhe me pisha.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/gjirokaster-zjarr-i-madh-ne-malin-e-gjere/