Ekspertët e Policisë kanë gjetur fije flokësh në helikën e skafit të Ermal Fatajt, i arrestuar nga policia e Sarandës, si personi që mund të ketë vrarë aksidentalisht turisten 15 vjeçare ruse Ksenia Ryok të premten në mesditë.
Për këtë shkak, është vendosur edhe arrestimi i Fatajt pas konsultimit me prokurorinë.
Organi i akuzës pritet të kërkojë gjatë ditës së hënë në Gjykatën e Sarandës masën e sigurisë arrest me burg për 45 ditë për të ndaluarin.
Prokuroria pritet qe nëpërmjet ekspertëve të ekzaminojë fijet e flokut të gjetura në helikën e skafit të Fatajt.
Nga kqyrja paraprake sipas prokurorisë ato përputheshin për nga gjatësia dhe ngjyra me atë të flokëve të viktimës.
Por Fataj ka mohuar te ishte i përfshirë ne aksident dhe ka deklaruar se nuk ka ndjerë asnjë goditje.
Ksenia Ryok, kishte pësuar prerje të thella në kokë, dhe në trup, nga një mjet i mprehtë që me shumë mundësi ishte një helikë e një mjeti lundrues.
Trusitja 15 vjeçare ruse ishte duke notuar me të ëmën pranë tre ishujve në Ksamil, të premten, kur asaj i është zhdukur nga sytë, pasi kaloi një mjet lundrues. Më vonë trupi i adoleshentes nga Shën Petërburgu u pa te pluskonte në ujë.
Pas kësaj tragjedie, ka ardhur edhe reagimi i policisë së Vlorës, e cila ka per detyre te monitoroje edhe rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese. Ajo ka sekuestruar mbi 65 mjete në vijën bregdetare Vlore Ksamil.
TV KLAN