Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Disa orë pas izolimit të vatrave të zjarrit në fshatin Ibë, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka monitoruar situatën e krijuar nga zjarri.
Veliaj siguroi se situata është nën kontroll, duke falenderuar zjarrëfikësit që punuan për shuarjen e flakëve.
Veliaj: Jam shumë krenar sot për të gjithë kolegët që përballuan një situatë emergjence të paprecedentë. Më vjen mirë që kemi pasur 65 zjarrfikës në terren, të cilët e kanë gdhirë gjatë gjithë natës, për t?u siguruar që sot Tirana të zgjohet më e sigurt dhe e gjithë kjo zonë, e Krrabës, Petrelës, Ibës, Bërzhitës, të shpëtojë nga ndoshta një tragjedi nëse zjarri do të kishte avancuar në zonat e banuara.
Kreu i Bashkisë së Tiranës u bëri apel qytetarëve të tregohen të kujdesshëm për zjarret pasi në bashkëpunim me policinë do të hetohen të gjitha rastet e zjarrëvënies së qëllimshme.
Veliaj: Do të kërkojmë forcim të masave për akte të tilla vandalizimi.Me zjarrin nuk bëhet shaka. Kush mendon se duke i vënë zjarrin një toke pyjore për të hapur një bahçe të vogël, për të mbjellë diçka apo për të fituar një kullotë, ka bërë një dëm të madh. Dua t?i përgatis qytetarët se epoka ku jetojmë është epoka e sfidave me natyrën, zjarri në pyll, thatësira në burime, ngricat në dimër, vërshimet në vjeshtë. Është shumë e rëndësishme që mos ta menaxhojmë këtë situatë me histeri, por me qetësi dhe bashkëpunim. Sa më herët të sinjalizohemi, aq më herët veprojmë dhe aq më pak dëm do të kemi për qytetin e Tiranës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zjarri-ne-ibe-veliaj-perballuam-me-sukses-nje-emergjence-te-paprecedente/