http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-nënkryetari i PD Astrit Patozi ka ironizuar procesin zgjedhor brenda Partisë Demokratike, dhe shifrat e publikuara; pjesëmarrja ne nivelin 57.5% dhe fitorja e Lulzim Bashes me rreth 91% te votave. Ne një postim ne rrjetet sociale, Patozi ka percjelle shqetësimin e demokrateve per maskaradën e zgjedhjeve brenda partisë me te madhe te opozitës, veçanërisht ne lidhje me pjesëmarrjen, duke shpjeguar si kane ndryshuar proceset zgjedhore ne PD krahasuar me 4 vite me pare kur prioritet ishte rezultati, jo numri i anëtareve qe votonin.?Dje nuk e kishin më këtë hall, pasi ?armikun? e kishin jashtë garës, ndaj e rëndësishme ishte vetëm pjesëmarrja. Që refuzimi i demokratëve për farsën të mos lexohej. Dhe atë bënë, siç e parashikova pikë për pikë dje. Pa e vrarë fare mendjen që sapo kemi dalë nga një humbje dërrmuese, por që me sa duket i paska ?dehur? demokratët dhe i ka shtyrë ata që ta duan më shumë udhëheqësin e tyre. Në raste te tilla, njeriu e ka të vështirë për të gjetur fjalët. Ndaj e vetmja gjë që më vjen ndërmend është shprehja e Jezu Krishtit: ?Fali o Zot, se nuk dinë çfarë bëjnë!?Patozi ka paralajmëruar demokratet te mos çuditen qe pas kesaj farse te shohin Lulzim Bashen, njeriun qe humbi thelle me Edi Ramen, por fitoi thelle me Eduard Selamin, t?u beje thirrje per bashkim personave qe i nxori jashtë partise; një gjest qe per Patozin është si t?i kërkosh falje dikujt pasi e ke vrare. Pak ore me vone Patozi ka postuar edhe dy video ku shihen persona qe votojnë me shume se njëherë per te argumentuar se pjesëmarrja është fiktive dhe kutitë e votimit u mbushen.