Report TV - Vdekja e turistes,policia bllokon 65 skafe e motora uji në Ksamil

2017-07-23 1

Pas vdekjes së vajzës së re ruse që humbi jetën në detin e Ksamilit duke bërë not, burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se institucionet lokale në Ksamil në bashkëpunim me policinë kanë arritur që të bllokojnë rreth 65 skafe dhe motora uji sepse ishin jashtë standarteve të kërkuara.

Mësohet se një operacion i tillë është ndërmarrë në të gjithë Shqipërinë.

15-vjeçarja ruse, Kseniya Ryok, e cila humbi jetën dy ditë më parë në Ksamil, është goditur nga një skaf dhe vdekjen e saj e kanë shkaktuar mjete prerëse helikë.

Ky është rezultati i ekspertizës së spitalit të Sarandës për shkaqet e vdekjes së turistes.

Free Traffic Exchange