Ora News - Basha: Dera s’mbyllet për askënd edhe nëse një moment ka humbur rrugën

2017-07-23 0

Subscribe në Ora News këtu
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, falënderoi kundërshtarin e tij në garën për kreun e kësaj partie Eduard Selami, ndërsa theksoi se votimi i së shtunës është një rekord historik për një parti politike për shkak të numrit të lartë të votuesve. Basha e konsideron këtë votim si dëshmi e besimit të demokratëve.
Basha pati një ftesë jo të drejtpërdrejtë për kundërshtarët e tij, duke theksuar se dera nuk mbyllet për askënd pavarësisht nëse për një moment ka humbur rrugën.
Basha: PD tregoi dje se është forca politike më vitale në vend me 60 mijë anëtarë që dolën dhe votuan duke shënuar pjesëmarrjen më të madhe sot në Shqipëri, një rekord me votimit një anëtar një votë. Kjo pjesëmarrje masive për zgjedhjen e kryetarit është dëshmia e besimit të demokratëve tek partia jonë. Është shenjë se ata janë të fortë dhe se ata janë bashkë por edhe tregues se demokratët janë gati të punojnë bashkë. Është mesazhi se e ardhmja e PD-së është e sigurt.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/basha-vleresoj-selamin-vertete-humben-zgjedhjet-po-jo-besimin-tek-partia/