Subscribe në Ora News këtu
18 vatra zjarri janë shënuar gjate 24 orëve të fundit në të gjithë vendin. Sipas emergjencave civile në operacione për shuarjen e flakëve janë angazhuar mbi 154 zjarrfikës me 30 automjete, 54 forca vullnetare, 50 forca të Ushtrisë, njësi të FNSH si dhe helikopterë.
Specialistët e Emergjencave Civile, janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin. Situata me rëndë është shenuar në fshatrat Ibë dhe Hekal, njësia administrative Bërzhitë, Tiranë, ku ka rënë zjarr në një pyll me pisha. Zjarri, i favorizuar edhe nga era ka marrë përmasa të mëdha dhe ka rrezikuar disa banesa, si dhe 2 shtylla të tensionit të lartë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/18-vatra-zjarri-ne-te-gjithe-vendin-ne-aksion-forcat-e-fnsh-dhe-ushtria/