Vdekja e turistes në Ksamil ka sjellë në vëmendjen e rrezikun e motorave të ujit. Në Shëngjin ata nuk janë shqetësim për pushuesit.
Motorët e ujit lëvizin larg bregut dhe qëndrojnë në vendet e përcaktuara nga pushteti vendor. Ky fakt pranohet nga vetë pushuesit në këtë zonë turistike të cilët thonë se këtë vit kjo problematike ka marrë zgjidhje.
?Jo nuk na sjell shqetësim e se nuk i shohim afër, i shofin larg po këtu afër nuk janë? shprehet një nga pushuesit, ndërkohë që një tjetër shton se : Ka problem pasi jemi të rrezikuar, por deri tani nuk ka pasur ndonjë rast?.
Kreu i Njësisë Administrative të Shëngjinit Tonin Uldedaj shprehet se në bashkëpunim edhe me policinë kufitare do ketë një monitorim të vazhdueshëm të motorave të ujit gjatë gjithë sezonit turistik.