Ermal Fataj arrestohet per vdekjen e 15 vjeçares ruse

2017-07-22 4

Vdekja tragjike e 15 vjeçares ruse Ksenia Riok në bregdetin e Ksamilit ka si autor të dyshuar Ermal Fatajn. I riu ofronte guida me skafin e tij përreth tre zonës së tre ishujve, siç duket edhe në këtë foto të postuar nga vetë ai në rrjetet sociale. Pas ngjarjes 31 vjeçari u përpoq të fshehë mjetin lundrues, çka e bëri policinë të dyshojë se është pikërisht ai personi që aksidenti për vdekje adoleshenten ruse. Dëshmia e Fatajt është mjaft e rëndësishme për hetimin pasi pritet të zbardhë të gjithë dinamikën e ngjarjes. Gjatë këqyrjes së mjetit lundrues policia gjeti në helikën e skafit të Fatajt flokë të cilat janë dërguar për ekspertim në laboratorin e policisë. Vetëm pas krahasimit me flokët e viktimës mund të thuhet se ato i përkasin 15-vjecares dhe të hidhet më shumë dritë mbi të vërtetën. Ajo që konfirmon grupi hetimor është se turistja e cila ishte duke notuar në det ka humbur jetën si pasojë e goditjeve te forta me mjete prerëse në kokë dhe trup. Nga verifikimet e policisë rezulton se 15 vjeçarja ka qenë duke u larë me nënën e saj në det dhe në një moment është larguar me not deri në hapësirën ujore ku parkohen mjetet lundruese. Në atë kohë nëna e adoleshentes vërejti një mjet lundrues që kaloi me shpejtësi dhe qe dyshohet se goditi me helikë 15 vjeçaren.
Por ajo çka e vështirëson hetimin e prokurorisë është prishja e pajisjes se ekspertimit ne laboratorin e policisë. Burimet sqarojnë se ajo mund te rikthehet në gjendje pune pos 3 ose 4 javësh. Për këtë fakt deri ne rregullimin e saj hetimi mbetet pezull ose prokuroret do te kërkojnë një rruge alternative për ta kryer këtë ekspertim.



Tv Klan

Free Traffic Exchange