Report TV - Gara në PD, Selami denoncon shkeljet: Presione ndaj votuesve

2017-07-22 0

Kandidati për kryetar të PD, Eduard Selami denoncoi sot shkeljet sipas tij, në disa qendra votimi në degët lokale.

Ai tha ka kryetarë dege të cilët po iu bëjnë presion votuesve që të votohet për Lulzim Bashën.

?Disa kryetarë dege kanë ndërhyrë, kanë bërë presione dhe kanë kërkuar që të votohet për z.Basha, kjo është shkelje e rëndë. Po ashtu, fleta e votimit ku votohet Lulzim Basha është varur në disa qendra votimi. Kemi të bëjmë me shkelje të neutralitetit?, u shpreh Selami.

Ai ngriti shqetësimin edhe për fazën tjetër të procesit, atë të administrimit të kutive të votimit. Selami përsëriti se numërimi duhej të kryhej në degët përkatëse dhe jo të silleshin të gjitha kutitë në Tiranë.

?Megjithëse, ky është një proces i paplotë, është ende në vazhdim, s?dua të paragjykoj, është shpejt të nxjerr një konkluzion përfundimtar dhe ka një moment të rëndësishëm siç është mbyllja e votimit dhe transportimi i QV-ve në qendër.