Ora News - PD zgjedh kryetarin, Selami: Garë e pabarabartë, Basha: Partia do dalë më e fortë

2017-07-22 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Plot 104 mijë anëtarë të PD-së janë thirrur të marrin pjesë në votim për të shprehur verdiktin e tyre se kush duhet ta drejtojë Partinë Demokratike në 4 vitet në vijim.

Votimi i nisur në orën 08:00 mbyllet në orën 19:00. Kandidatët Lulzim Basha dhe Eduard Selami, votuan në qendrën e votimit të ngritur në selinë e PD-së.
Kandidati për kryetar të PD-së Eduard Selami, menjëherë pas votimit, hodhi sërish dyshime mbi procesin. Sipas tij, kjo ëshë një garë e pabarabartë, por pavarësisht kësaj ai tha se demokratëtë do të dinë të zgjedhin kryetarin e duhur si modelin më të mirë. Selami iu përgjigj edhe kritikëve të Bashës të cilët një ditë më parë kërkuan nga demokratët bojkotimin e këtyre zgjedhjeve.
Ndërsa për kryetarin e ngrirë të PD-së Lulzim Basha, I cili synon një mandattë dytë, procesi është I qetë dhe pa probleme. PD dhe demokratët sipas tij do të dalin më të fortë e të bashkuar nga kjo garë dhe gati për t'u kthyer në forcë e vetme që përfaqëson të ardhmen.
Zgjedhjet për kryetarin e PD, ashtu sic paralajmëruan një ditë më parë, u bojkotuan nga kritikët e Bashës. Astri Patozi I bëri thirrje kryetarit të ngrirë Lulzim Basha që të heqë dorë nga farsa elektorale, ndërsa Besnik Mustafa dhe Ridvan bode u bënë thirrje demokratëve të mos bëhën pjesë e këtyre zgjedhjeve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/gara-per-zgjedhjen-e-kryetarit-te-pd-se-nis-votimi-ne-68-qendra/

Free Traffic Exchange