http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi nje takim me te rinjtë e FRESSH-it në kampingun e Jalës. Gjate bashkëbisedimit me ta Veliaj u shpreh se fitorja ne zgjedhjet e 25 qershorit tashme duhet te kthehet ne sa me shume pune per transformimin e vendit. ?Fitorja ishte një eufori, një histori bindëse, një punë në terren, por që në fakt nuk ishte qëllim në vetvete. Qëllim nuk është fitorja e pushtetit, qëllim është ndryshimi i Shqipërisë. Fitorja e pushtetit është mjeti me të cilin ne ndryshojmë Shqipërinë. Qeveria, bashkia, ministritë, drejtoritë e ndryshme, janë mjete, nuk janë qëllim në vetvete?. Kryetari i Bashkisë ka folur per Tiranën dhe projektet qe po transformojnë kryeqytetin sipas tij. ?Sot sheshi ?Skënderbej? është një nga projektet më të suksesshme jo në Shqipëri, por në botë. Muajin tjetër do të jemi në Çikago për të marrë një çmim për sheshin ?Skënderbej?, është kryevepër i mbushur me kaq jetë. Pastaj, krejt papritur dalin këta gjithologët që bëjnë sikur marrin vesh nga gjithçka. Po i dëgjuat, po harxhuat kohë me ta, bëni një gabim fatal sepse harxhimi i kohës tuaj është krimi më i madh që mund të bëni.? Kreu i Bashkisë deklaroi se brenda këtij viti përfundon karta e studentit e cila ofron shume lehtësi per te rinjtë ne kryeqytet.