Një makinë është përfshirë nga flakët mëngjesin e së shtunës në qytetin e Vlorës në lagjen "29 Nëntori".
Edhe pse shërbimi zjarrfikës mbërriti në kohë rekord, makina me targa AA 927 JE në pronësi të shtetasit me iniciale SH.F, u dogj plotësisht nga brenda.
Shkak për përfshirjen nga flakët dyshohet të ketë qenë një defekt në motor, por gjithsesi hetimet vijojnë.