Ish- kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është drejtuar kutisë së votimit mesditën e sotme për të votuar për emrin i cili do të drejtojë selinë blu për katër vitet e ardhshme.
Mësohet se Ish- kryeministri ka harruar të merrte me vete mjetin e identifikimit që do ta lejonte të votonte, por edhe pse pa një mjet identifikimi, ish-kryedemokrati është lejuar të votojë.
Vetëm disa minuta më vonë, pas pyetjes së bërë nga gazetarja e Report TV se pse votoi pa mjet identifikimi, shoqëruesi i tij i ka sjellë pasaportën.
Ndërkohë për sa i përket një rikthimit të mundshëm në krye të PD-së, Berisha është shprehur se diçka e atillë është e pamundur, pasi ai vendimin e tij e ka marrë tashmë.