Report TV - Zgjedhjet në PD, Berisha voton pa mjet identifikimi

2017-07-22 0

Ish- kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është drejtuar kutisë së votimit mesditën e sotme për të votuar për emrin i cili do të drejtojë selinë blu për katër vitet e ardhshme.

Ish- kryeministri ka harruar të merrte me vete mjetin e identifikimit që do ta lejonte të votonte.

Por edhe pse pa një mjet identifikimi, ish-kryedemokrati është lejuar të votojë dhe vetëm disa minuta më vonë, ndihmësi i tij i ka sjellë pasaportën.

Ndërkohë për sa i përket një rikthimit mundshëm në krye të PD-së, Berisha është shprehur se diçka e atillë është e pamundur, pasi ai vendimin e tij e ka marrë tashmë.

Free Traffic Exchange