Ish-kryetari i PD, Sali Berisha ka votuar rreth orës 12:00 në selinë qendrore të PD.
Berisha është shprehur se PD ndodhet në vështirësi serioze, ndërsa përcolli edhe një mesazh për kritikët e Lulzim Bashës. Berisha foli për bashkim në radhët e demokratëve, ndërsa u kujtoi se statusi i PD nuk parashikon dorëheqjen e kryetarit nga drejtimi i partisë.
"Pse unë nuk kam folur? Sepse kam dhënë një dorëheqje pa rikthim dhe atë që kam bërë e kam bërë me ndërgjegjen më të plotë dhe përveç atij që i ka të gjitha fuqitë, fuqi tjetër që të më kthejë mua nga ky vendim nuk ka dhe nuk m,und të ketë. Janë me mijëra demokratë që të rikthehem, të ndërhyjë, por i jam përmbajtur atij vendimi.
Duke thënë këtë, PD është në vështirësi serioze, ka pësuar humbjen më të thellë në historinë e saj, por mesazhi im për miqtë e mi, ështëky, humbje afatel nuk ka, janë të hidhura, të thella, humbjet fatale i bënm ti me dorën tënde, ndaj dhe ftoj çdo njeri që e do këtë parti, të punojnë me përkushtim për një strategji të re e cila e kthen PD-në në forcë të sigurtë të pushtetit të ardhshëm. Kjo strategji është plotësisht e mundshme, por kjo kalon përpmes bashkimit.
Ndaj dhe në këtë vorbull kundërshtirash që ka të bëhen të gjitha përpjekjet në radhë të parë nga ai që do dalë kryetar i PD, se atij i takon, por përpjekje ka nga të gjitha anët. Nuk ka humbje fatale nëse nuk e bën ti vetë fatale, po kaq fatale është dehja me humbjen. Kërkojnë dorëheqjen e parevokueshme të kryetarit por këtë nuk e parashikon statuti. Nëse do ishte shkelur statuti dhe do ishte dhunuar ligji, unë do mbaja qëndrim, pa diskutim", u shpreh Berisha.