Eduard Selami ka votuar në selinë qendrore të PD, në zgjedhjet për kryetarin e ri demokrat.
Ai u shpreh i bindur se pavarësisht nga gara e pabarabartë, demokratët do dinë të zgjedhin kryetarin e duhur, si modelin më të mirë.
"Ka filluar një proces i cili është rëndësishëm për PD dhe Shqipërinë. Ky proces ka filluar në mënyrë të qetë. Siç e kam thënë edhe më përpara pavarësisht nga pabarazia demokratët do dinë jo vetëm të zgjedhin kryetarin, por edhe modelin më të mirë për demokratët. Votimi i sotëm do ta ngrejë PD-në", u shpreh Selami.
Selami iu përgjigj edhe kritikëve të Bashës të cilët një ditë më parë kërkuan nga demokratët bojkotimin e këtyre zgjedhjeve.
?Demokracia nuk është bojkot por alternativë. Zhgënjim nga kolegët që bojkotojnë?, tha Selami.