Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Turi i takimeve të zhvilluara në qytete të ndryshme të vendit i kritikëve të Lulzim Bashës nën moton ?Askënd për të humbur, gjithëkënd për të fituar? u përmbyll në një takim me demokratët e Tiranës.
Astrit Patozi apeloi të gjithë anëtarët e PD-së të refuzojnë dhe injorojnë atë që ai e quajti farsë e 22 korrikut.
Teksa hodhi akuza mbi kreun e ngrirë të PD, njëherësh dhe kandidat në garë për një tjetër mandat, Patozi i bëri thirje Bashës t?ua kursejë demokratëve një traumë tjetër, ndoshta më të rëndë sesa 25 qershori.
Në të kundërt, tha ai, historia do ta ndëshkojë, duke e shënjuar si politikanin më famëkeq të post-komunizimit në Shqipëri, i cili u kujdes fort që për shkak të paaftësisë dhe dashakeqësisë së tij të shkatërrojë në shumë pak kohë partinë që përmbysi dikaturën dhe hodhi bazat e shtetit të së drejtës në këtë vend.
Patozi: Nuk u lejuam as të ishim pjesë e konkurimit vetëm sepse Lulzim Bashës mund ti prishej puna. Për të gjitha këto arsye dhe shumë të tjera si këto, ka vetëm një mundësi që PD të dalë nga kjo spirale e rrezikshme ku është futur për shkak të ambiecies pa fre të Lulzim Bashës për tu kacavjerrë pas karriges së kyetarit. Të ndalet kjo farsë dhe të hapet gara.Lulzim ke ende disa orë kohë që t?ia kursesh demokratëve një traumë tjetër ndoshta më të rëndë sesa 25 qershori. Ja ke borxh PD, të gjthë ne i detyrohemi asaj, por në ka një njeri që është deri në fyt me atë ai je ti.Nuk ka nevojë ti rendis të gjitha tani.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/patozi-thirrje-demokrateve-injorojeni-dhe-refuzojeni-farsen-e-22-korrikut/