Bujar Nishani mbajti fjalimin e fundit si Presidenti i Republikës së Shqipërisë.
Në fjalën e tij, Nishani është shprehur se për detyrën që ka mbajtur deri tani ka dhënë maksimumin.
?Ishte një nder i lartë për mua të isha presidenti juaj dhe të punoja me ju. I pyetur se si ndihem? Si pas çdo pune, i kënaqur. Si pas çdo kënaqësie, i lumtur.
Por sidomos kryelartë sepse kam patur nderin të kryej detyrën pa u lëkundur, pa u penduar dhe pa u ndalur para asnjë pengese.
Ndoshta ka gjëra që mund të ishin bërë më mirë, por ishte nder për mua që i shërbeva Shqipërisë. Nuk bëra kush e di se çfarë, thjesht bëra punën time. Faleminderit?, ka thënë Nishani.