Thaçi: Kush përdori dhunë, s’mund të drejtojë institucionet - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-21 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi lëshon nje mesazh te forte per Vetëvendosjen. Duke folur ne nje interviste per Zërin e Amerikës, megjithëse nuk e përmendi emrin, kreu i shtetit u shpreh qarte se ata qe kanë përdorur e përdorin dhunë për realizimin e qëllimeve politike, nuk do të mund te drejtojnë institucionet.?Për arsye të krijimit të një konsensusi sa më veprues të skenës politike në Kosovë, unë për të hënën kam thirrur të gjithë spektrin politik të partive politike të përfaqësuara në parlamentin e ardhshëm të Kosovës, që të zhvillojmë një konsultë formale. Shpresoj që do të ndodh të hënën dhe menjëherë do të caktohet data e konstituimit të parlamentit të Kosovës. Unë nuk jam paragjykues ndaj askujt si individ apo si formacion politik, por përdorimi i dhunës për qëllime politike bie ndesh me frymën kushtetuese, me rendin kushtetues, me ligjin dhe me të kaluarën dhe të ardhmen tonë euro-atlantike por edhe si demokraci në Kosovë?.Thaçi deklaroi se qeveria e re do të përballet me përgjegjësi të mëdha, duke përmendur themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës e bashkësinë e komunave me shumicë serbe.?Unë mendoj që do të jetë një proces jo i lehtë, për çka do të punojmë edhe ne në Kosovë që të krijojmë një bazë sa më të gjerë të angazhimeve të spektrit politik, të shoqërisë civile, mediave dhe bartësve të institucioneve, të gjithë atyre njerëzve me ndikim në opinionin publik që do të mund të japin kontributin e tyre në mënyrë që të jemi të përgatitur dhe të kemi plotësisht një proces transparent, shumë të përgjegjshëm, duke respektuar gjithmonë sovranitetin tonë, rendin kushtetues dhe ligjor dhe që do të mund të arrihej një marrëveshje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe pajtim në mes të dy vendeve tona. E di që nuk do të jetë një proces shumë i duartrokitur për ne që do të marrim pjesë në këtë angazhim por jam i vetëdijshëm që do të jetë në interesin e vendit?.Te hënën te gjithë krerët e partive politike janë thirrur ne tryeze nga presidenti, per te vendosur per seancen e konstituimit te parlamentit dhe krijimin e qeverise.

Free Traffic Exchange