http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas sekuestrimit të sasisë rekord të kanabisit prej 15.6 tonësh në Drithas dhe Llakatund të Vlorës, policia dhe prefektura kane nisur një fushatë të gjerë sensibilizuese, për parandalimin e kultivimit të drogës. Prefektja siguroi se nuk do të ketë asnjë tolerim ndaj atyre që mbjellin dhe magazinojnë kanabis.Ndërsa Drejtori i Policisë së Vlorës, ka paralajmëruar kryetarët e fshatrave te marrin masa pasi ne te kundërt do te ndiqen penalisht. Kontrollet për parandalimin dhe mbjelljen e kanabist janë shtrirë në të gjithë Shqiperine. Deri tani, sipas policisë së shtetit situata ka një përmirësim të ndjeshëm krahasuar me vitet e kaluara.