Ora News – Betohet kryebashkiaku i ri i Kavajës, mandat vetëm për 2 vite

2017-07-21 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i ri i Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja u betua në prani përpara këshillit bashkiak duke marrë mandatin dy vjeçar, pas fitores në zgjedhjet e pjesshme lokale të 25 qershorit.
Nënkryetari i bashkise, Klodian Shehu e priti ne zyre dhe i dorëzoi detyrën në prani të prefektit të Tiranës, Admir Abria.
Në fjalën e tij para qytetareve te Kavajes, te mbledhur ne sheshin para Bashkise, Sakja tha se fushata mbaroi dhe tani është koha për punë.
Edhe pse me një fitore të ngushtë me vetëm 28 vota diferencë, pas 6 vitesh, Bashkia e Kavajës i takon sërish një demokrati.
Fitorja e Sakjes në Kavajë ishte ndër triumfet e pakta që rezervoi 25 qershori për demokratët.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/betohet-kryebashkiaku-i-ri-i-kavajes-mandat-vetem-per-2-vite/

Free Traffic Exchange