SARANDE- Vazhdon tragjedia e të mbyturve në plazhet tona, ku një tjetër pushuese është nxjerrë e pajetë nga deti.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në plazhin e Ksamilit, Sarandë, ku një 15-vjeçare e quajtur Ksenia Roik është mbytur pranë vendit të quajtur "Tre ishujt".
Sipas të dhënave paraprake dyshohet se viktima është një vajzë ruse, ndërsa nuk është bërë i ditur ende identiteti i saj.
Ajo që shton misteres e kësaj vdekje ka të bëjë me plagët në kokë dhe trup që ka e mitura. Familjarët dyshojnë se vajza është goditur nga një motor uji teksa po notonte pranë bregut të detit.
Ndërsa Prokuroria dhe Policia kanë nisur hetimet për ngjarjen pas dëshmive të familjarëve dhe personave të tjerë të cilët janë bërë dëshmitarë.
Trupi i pajetë i turistes 15-vjeçare ndodhet në morgun e spitalit të Sarandës ku do t'i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore.