Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ka përfunduar në pranga autori i plagosjes tek Rruga ?4 Dëshmorët? në Tiranë, pranë Gjimnazit ?Partizani?.
Në pranga ka përfunduar Miklar Tola, 31 vjeç, banues në kryeqytet. Policia thotë se 31 vjeçari dyshohet të ketë plagosur me armë zjarri shtetasin Mishel Prela., 31 vjeç, në pjesën e barkut dhe gjymtyrë i cili aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Nga këqyrja dhe veprimet procedurale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 8 gëzhoja të qitura nga një armë zjarri, e llojit pistoletë.
Sipas burimeve, Prela është një emër i njohur për uniformat blu sepse kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu, ku ka vuajtur dënimin për plagosje dhe kundërshtim të forcave të policisë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/plagosja-me-arme-zjarri-tek-partizani-arrestohet-autori-31-vjecar/