http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ishte viti 1992, kur u largua drejt Greqisë, në këmbë, një rrugëtim mes maleve. E ashtu sikurse shumë shqiptarë të tjerë që ikën asokohe nga vendi i tyre, edhe Dëfrim Hasa kishte shumë ëndrra.Atë kohë mendonte se nuk dinte të bënte asgjë tjetër veçse të pikturonte. Por, në një vend ku askush nuk e priste e ku shumë vepra të antikitetit ishin për të një botë e panjohur, zgjodhi që telajot e para t?i realizonte ndërsa punonte si marangoz. E megjithatë, pikturën nuk e braktisi asnjëherë.Për më shumë se 10 vite, telajot do të ekspozoheshin vetëm në shtëpinë e tij, derisa një ditë zbulohet nga fqinjët dhe jeta i mori një rrjedhë tjetër. Sot, Dëfrim Hasa ka në shtëpinë e tij shumë vlerësime si mësuesi më i mirë i pikturës për fëmijët grekë dhe pak vepra.Zbukuron shtëpitë helene me artin e tij, e mes tyre edhe atë të ambasadores dhe politikanëve të ndryshëm grekë, që e ndihmuan të ekspozojë jo vetëm në Greqi. Edhe në Shqipëri, nuk harron të vijë çdo vit për të na prezantuar më shumë nga arti i tij.