Ora News – Zyra e Regjistrimit të Pasurive në Durrës nuk punon

2017-07-21 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prej dy ditësh në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Durrës puna është paralizuar për shkak të bllokimit të sistemit online.
Arsyeja e këtij bllokimi, sipas zyrtarëve të institucionit është riorganizimi i zyrës qëndrore të rregjistrimit të pasurive të palujtshme në Tiranë, e cila komandon sistemin online në të gjitha drejtoritë e rretheve.
Në këto kushte, nuk mund t?u shërbehet qytetarëve për kërkesat që ata kanë depozituar. Mirëpo dyndja e njerëzve ka sjellë radhë në Hipotekë, pasi qytetarët thonë se nuk kanë qenë të informuar për problemin.
Sipas tyre, kanë dy-tri ditë që qëndrojnë në radhë dhe largohen së bashku me personelin kur ky i fundit mbyll orarin zyrtar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zyra-e-regjistrimit-te-pasurive-ne-durres-nuk-punon/

Free Traffic Exchange