http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy banesa janë shkrumbuar nga zjarri ne fshatin Podgorie, te Korçës, duke shkaktuar dëme te shumta materiale. Fatmirësisht nuk ka te lënduar ne njerëz, pasi banoret e shtëpisë ndodheshin ne emigracion. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e se premtes, ku fillimisht zjarri ka nisur ne nje banese, ndërsa me tej flaket përfshinë edhe ndërtesën ngjitur.Kane qene te zotet e shtëpisë se dyte, te cilët duke pare zjarrin kane ngritur alarmin. Menjëherë fqinjët u kane ardhur ne ndihme per te shuar flaket. Zjarrfikësja ka mbërritur ne vendngjarje dhe parandaloi djegien e shtëpive te tjera.Ndërkaq, vete vëllai i pronarit te shtëpisë, e cila u përfshi nga flaket, ka hedhur dyshime per nje zjarrvenie te qëllimshme, pasi sipas tij, banesa nuk kishte energji elektrike. Zjarri ka shkaktuar panik tek fqinjët. Policia ka nisur hetimet per te zbuluar shkaqet e zjarrit.