Report TV - Rojet Bregdetare, certifikohen 25 vrojtues të rinj plazhesh

2017-07-21 8

Mungesa e Rojeve Bregdetare është kthyer në një çështje e nxehtë këtë verë, pasi bilanci tragjik në plazhe sa vjen e rëndohet.

Në një kohë kur institucionet përgjegjëse luajnë ping-pong dhe justifikohen se mungojnë profesionistët, 25 vrojtues të rinj plazhesh janë certifikuar së fundmi nga Federata Shqiptare ?Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë?.

Kjo e fundit është institucioni i vetëm në Shqipëri që trajnon, kualifikon dhe licencon Vrojtuesit e Plazhit; si dhe organizon kompeticione kombëtare të Shpëtimit në Ujë.

Pasditen se enjtes u organizua ceremonia e diplomimit të klasës se pare te vrojtuesve te plazhit.

Është diplomuar një numër prej 25 vrojtuesish në total, shumica e të cilëve punojnë pranë pishinave private dhe asnjë prej tyre në plazhe publike.