Kina ka pranuar për të parën herë t?u lejojë Shteteve të Bashkuara të Amerikës importin e orizit. Marrëveshja dypalëshe u siguron fermerëve amerikanë qasjen në tregun më të madh të konsumatorëve të orizit në botë, ku sipas përllogaritjeve vetëm vitin e kaluar, gjiganti aziatik ka importuar gati 5 milionë tonë.