Në një lidhje telefonike për Report Tv, Dritan Tahiri, një emigrant shqiptarë në ishullin Kos është shprehur se tërmeti ka qenë shumë i fuqishëm dhe ka shkatuar dëme të shumta materiale.
Sipas Tahirit tërmeti ka ndodhur rreth orës 12 e 50 me orën tonë, por ndërkohë pritet të ketë edhe lëkundje të tjera.
Mësohet se një shqiptarë ka mbetur i lënduar nga lëkundjet, ndërsa dëmet materiale janë të shumta.
?Tërmeti ka rënë në orën 12e50 në fillim nuk e kuptuam se ishte ngadalë, më pas filloj të tundej e gjitha, u rrëzuan disa bare. Ka shumë dëme materiale në pallate nëpër shtëpi. Rreziku nuk ka kaluar akoma, njerëzit rrinë akoma jashtë, nuk guxojnë të futen nëpër shtëpi, pasi priten edhe lëkundje të tjera?, tha Tahiri i cili shtoi se në ishull kanë ardhur edhe ndihmat e para.