Ora News – Rama në Lezhë: Denoncuesi nuk është spiun, vetëm kështu bëjmë shtet

2017-07-20 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nëse një qytetar do të dojë të ankohet për një padrejtësi të bërë në zyrat e shtetit do të duhet të identifikohet dhe të përballet me zyrtarin abuzues.
Kryeministri Edi Rama teksa shpjegoi platformën online ?Për Shqipërinë që duam? tha se një fakt i tillë nuk ka të bëjë me spiunimin, por me kërkimin e të drejtës dhe dhënien e shembullit për të frenuar të tjerët.
Në dëgjesat me qytetarët në Lezhë ai iu referua një ankese që kishte marrë nga një djalë nga Shkodra për shëndetësinë, por që nuk kishte pranuar të ballafaqohet me mjekët që i kishin marrë lekë.
Rama: Në Kryeministri, shumë njerëz ankohen dhe Kryeministria jep gjithmonë përgjigje, i përcjell tek instancat e duhura. Në atë moment mbaron puna me Kryeministrinë dhe instanca e duhur duhet të zgjidhë problemin. Por në atë moment, qytetari ngec, sepse instanca e duhur mund të mos përgjigjet. Këtë boshllëk që krijohet, ne duhet ta mbushim dhe mund ta mbushim pikërisht me këtë urë komunikimi të përditshëm, përmes platformës ku secili do hyjë me identitetin, adresën dhe numrin e vet të telefonit dhe i del për zot asaj që thotë me fakte dhe është i gatshëm të ballafaqohet, nëse duhet të bëjë një ballafaqim me ?x? zyrtar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-ne-lezhe-denoncuesi-nuk-eshte-spiun-vetem-keshtu-bejme-shtet/