Ora News – Bushati takon homologun francez për parandalimin e emigracionit ilegal

2017-07-20 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është takuar në Paris me ministrin e Brendshëm të Francës, Gerard Collomb, ndërsa i pranishëm ka qënë edhe ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Fatmir Xhafaj, që është konfirmuar nga Kryeministri Edi Rama në të njëjtin pozicion në qeverinë e ardhshme.
Gjatë bisedës palët kanë diskutuar çështje me interes të përbashkët, por më kryesisht është folur për luftën kundër fenomenit negativ të emigracionit të jashtëligjshëm. Mësohet se dy zyrtarët kanë rënë dakord për të bashkëpunuar më gjerësisht edhe në sektorë të tjerë, ndërsa prioritet mbetet shkëmbimi i informacioneve mes agjencive respektive në kohë sa më të shpejt.
Gjatë qëndrimit të tij në Francë, Ministri Bushati ka patur edhe një takim me homologen e tij, Nathalie Loiseau. Në qendër të dialogut ka qenë mundësia e forcimit të bashkëpunimit të ndërsjellët në fusha me interes të përbashkët.
Edhe gjatë takimit me shefen e diplomacisë franceze është folur për emigracionin e jashtëligjshëm si një fenomen që duhet luftuar nga të dyja palët.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bushati-takon-homologun-francez-per-parandalimin-e-emigracionit-ilegal/