Kryeministri Edi Rama kërkon ndihmën e qytetarëve për 100 ditët e para të mandatit të dytë qeverisjes, ndërsa ka shpalosur disa prej pikave të programit.
Përmes një statusi në Facebook të titulluar Si i mendoni 100 ditë te para?, Rama rendit 10 prioritet e qeverisë të 100 ditëve të para të mandatit të ardhshëm siç janë lufta kundër informalitetit, riorganizimi i administratës, aksioni i ujit të pijshëm, pastrimi i territorit, siguria ushqimore, dëgjesat për buxheëtin 2018 apo dhe mbyllja e kapitullit të kultivimit të lëndëve narkotike.