Report TV - Raporti për Gjendjen në Mjedis 2016:Tirana qyteti më i ndotur

2017-07-20 1

Tirana është qyteti më i ndotur në Shqipëri, por probleme të ndotjes shfaqen edhe në Korçë, Lezhë, Lushnje dhe Fier. Këto janë të dhënat nga monitorimi i cilësisë së ajrit urban që u prezantuan sot nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit për ?Gjendjen e Mjedisit në Shqipëri në 2016?. Kreu i AKM-së, Julian Beqiri, tha se problematike është prania e grimcave të pluhurit në ajër dhe zhurmat.

"Tirana vijon të jetë qyteti më i ndotur. Problematike shfaqet cilësia ajrit urban me një element që është grimcat e pluhurit. Më pak i zhurmshëm është Fieri dhe Sranada por sic e shohim në cdo qytet mesatarja është nga 10 deri në 17 që është Tirana maksimumi" u shpreh Julian Beqiri

Free Traffic Exchange