Policia e Elbasanit ka arrestuar gjatë ditës së djeshme, Astrit Sufali, 44 vjeç, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për një vrasje të kryer në Itali.
Astrit Sufali, banues në Peqin, i cili ka përdorur edhe me tre emra të tjerë, ishte dënuar nga gjykata italiane me 19. 7 vite burg.
Operacioni për kapjen e tij ka zgjatur një muaj dhe në të kanë marrë pjesë edhe forcat RENEA.