Gjykata e Tiranës ka pranuar padinë e OSHEE-së ndaj Kastriot Ismailajt, që ky i fundit të kthejë 9.5 milionë euro si dëm i shkaktuar nga mosrespektimi dhe abuzimi me kontratën CEZ- DIA.
Në këtë padi, OSHEE që përfaqësohej nga juristi, Romeo Karaj ka përllogaritur deri në qindarkën e fundit çdo dëm, që sipas saj i kanë shkaktuar veprimet dhe mashtrimet e Kastriot Ismailajt me kompaninë DIA.
Në përllogaritjen e vlerës përfundimtare të dëmit, gjykata ka vlerësuar se vetëm shuma si pasojë e mashtrimit me mbledhjen e faturave të energjisë elektrike, shkon në 649 milionë lekë të reja.
Gjithashtu, gjykata ka përllogaritur edhe dëmin e shkaktuar nga kamatvonesat, si dhe shpenzimet që OSHEE ka pasur në arbitrazh plus interesat për gjithë periudhën deri në dhënien e vendimit.