Tirana mes ndotjes dhe zhurmës - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-20 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tirana është qyteti me i ndotur ne Shqipëri. Shkaku kryesor janë makinat dhe cilësia e naftës. Sipas raportit te publikuar nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, niveli i ndotjes se ajrit është disa here me i larte se norma e vendosur nga Bashkimi Europian. Pas kryeqytetit vjen Korça.Persa i përket nivelit te zhurmave, Tirana renditet përsëri ne vend te pare. Agjencia Kombëtare e mjedisit jep alarmin se zjarret e shumta qe kane rene si dhe prerja e pyjeve per ngrohje, rrezikojnë zhdukjen e 15 llojeve drurësh.Agjencia ka kërkuar qytetet si Fieri, Lushnja e Lezha te pajisen me matës per cilësinë e ajrit pasi niveli i ndotjes sipas te dhënave edhe ne këto zona është i larte.