Ish-administratori i kompanisë Kurum është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit, ndërkohë që është shpallur në kërkim ish-drejtori i Skrapit.
Shpallet në kërkim ish-drejtori i Skrap
Policia ka vënë në pranga Koray Zeytinoglu, me urdhër të Prokurorisë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me ish-drejtorin e Skrapit, Yucel Aksu, i kanë shkaktuar një dëm prej 1.5 milionë dollar shtetit, duke deklaruar fatura fiktive.
Gjykata sekuestro llogarive të Kurum
Gjithashtu Gjykata ka vendosur që të bllokojë llogaritë e KURUM. Sipas Prokurorisë dy ish-drejtuesit e Kurum kanë bërë shit-blerje skrapi me disa kompani të tjera në qytetin e Laçit. ?Këto kompani ishin ?Kurbini? shpk; ?Erad&XHT?; ?R&B2011? dhe ?Kavaja Co?.
Në bazë të veprimeve hetimore të Prokurorisë së Kurbinit, u krijuan dyshime të arsyeshme se këto kompani shërbenin si mbulesë për aktivitetin e paligjshëm të ish-drejtuesve të kompanisë ?Kurum International?,- thotë Prokuroria e Elbasanit në një njoftim për shtyp.