Report TV - Situata në plazhe, Ministria: Ka roje, Agjencia: Vija bregdetare e pasigurt

2017-07-20 8

Pas denoncimeve të vazhdueshme se në plazhet e vendit mungojnë edhe kushtet më minimale të sigurisë në det, përfshirë kullat e vrojtimit dhe rojet bregdetare, Report TV ka kontaktuar me Ministrinë e Turizmit për të mësuar me tepër rreth situatës apo masave të marra.

Ekflodia Leskaj, këshilltare e ministres, pohon për Report TV se në plazhet shqiptare ka roje, ndryshe nga sa pretendohet.

?Vrojtues ka nëpër plazhet shqiptare. Sikurse është njoftuar edhe nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit, ajo ka kryer trajnimin e 24 vrojtuesve, lista e të cilëve i është dërguar bashkive bregujore, dhe një pjesë e tyre janë të punësuar?, tha Leskaj.