Report TV - Festivali i Jazz-it, improvizimet aventurore nga Austria e Turqia

2017-07-19 0

Grupi austriak i jaz Duo Rabitsch-Pawlik ka çelur mbrëmjen e së martës festivalin Jazz in Albania në Tiranë.

Artistët Michaela Rabitsch këngëtare dhe instrumentiste e kitaristi Robert Pawlik kanë prezantuar CD-në e katërt të përbashkët me krijime muzikore të frymëzuara nga turne të shumta të viteve të fundit nëpër Evropë, Azi dhe Afrikë.

Është një prezantim tipik i xhazit joamerikan. Këngëtarja duket e lirë dhe fluide duke luajtur me trompën e saj.

Michaela dhe Roberti kanë prezantuar Jazz me meloditë e ndezura, harmonitë e forta, ritmet e këndshme dhe improvizimet aventurore me përzierje e balanca vokale-instrumentale, qoftë si një kuartet ose si një duo.

Ata kanë zgjedhur mbresat më interesante nga kulturat e ndryshme muzikore dhe kontrastin me sfondin e tyre muzikor.