Ora News - Padia e gjyqtarëve, shtyhet për në 28 shtator seanca e radhës

2017-07-19 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për në 28 shtator diskutimin e padisë së dy shoqatave të gjyqtarëve që kërkojnë të rrëzojnë një seri kriteresh që lidhen me sistemin e ri të karierës dhe atë të procedimeve disiplinore në gjyqësor.
Gjyqtarët kërkojnë të shfuqizohet një numër nenesh të ligjit të vettingut të cilat rregullojnë kontrollin e pastërtisë së figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve përsa i përket lidhejes dhe përfshirjes së tyre në krimin e organizuar.
Shoqatat kërkojnë shpalljen si antikushtetuese të pikave në ligj që legjitimojnë mbledhjen e informacioneve nga dëshmitarë të mbrojtur të prokurorisë, nga përgjimet telefonike të kryera nga agjencitë ligjzbatuese apo nga dëshmi konfidenciale që mund të mbërrijë në institucionet e vettingut nga oficerë apo agjent të policisë gjyqësore.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/padia-e-gjyqtareve-shtyhet-per-ne-28-shtator-seanca-e-radhes/