Basha-Selami, fushatë në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-19 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy dite para se demokratet te votojnë per njeriun qe do te drejtoje PD ne 4 vitet e ardhshme, te dy kandidatet Lulzim Basha dhe Eduard Selami kane folur per rëndësinë e demokratizimit te PD dhe kthimin e vendimmarrjes tek anëtarësia. Gjate takimeve ne kryeqytet Basha ka premtuar vlerësimin e kontributit te çdo anëtari, por Eduard Selami ka vene ne dukje se PD është bere me autoritare e me e mbyllur gjate drejtimit te Lulzim Bashes.?Forca jonë morale mund dhe do të kthehet në forcë numerike dhe politike vetëm kur të kalojë përmes bashkimit të çdo demokrati dhe përmes bashkimit tone, të çdo qytetari që ndan vlerat tona dhe shpresat tona dhe ka shpresë se e nesërmja do të jetë më e mirë. Ne do të vlerësojmë kontributin e cdo demokrati, sepse që këtej e tutje, ky nuk do të jetë thjesht një rekomandim por një vendimmarrje me një anëtar një votë e anëtarësisë së Partisë Demokratike, për deputetët dhe për gjithë funksionet e tjera të zgjedhura.??Ta kthejmë forcën tonë politike ku gjithkush ndjehet i vlerësuar, dhe të ketë mundësi që në bazë të aftësive dhe kontributeve të përparoje. Fatkeqësisht nuk e bëri, PD sot është më pak demokratike se kur e mori Basha.?Selami ka premtuar se brenda 4 viteve do ta sjelle PD ne pushtet.?Ju garantoj se sëbashku vijmë në pushtet shumë shpejt, aq i sigurte jam për këtë sa kam prezantuar një nen në statut, kur kryetari humbet zgjedhjet e përgjithshme, të largohet. Duhet të hartojmë një strategji të gjërë, serioze me debat të brendshëm, me debat me botën akademike me debat me shtresat e ndryshme. Presioni që është bërë në këto zgjedhje, dukej i butë në fillim kjo dhe për shkak të hutimit tonë, por ishte i forte gati i krahasueshëm me vitet 91.?Ndërkohe qe Lulzim Basha ka përsëritur akuzat se bojkoti i demokrateve ne 25 qershor erdhi per shkak te pagesave qe beri qeveria.?Këtu në Tiranë siç po evidentohet hap pas hapi, objektivi ka qenë jo thjesht dhe vetëm pagesat për votuesit e tyre që s?i kanë kënaqur dot gjatë katër viteve në pushtet, për votuesit e pavendosur që i kanë detyruar me njëqind marifete, por objektivi ishte po kështu të mbanin në shtëpi numrin më të madh të mundshëm të votuesve opozitarë, me normë minimalisht 5, duke synuar 15 familje opozitare për çdo qendër votimi. Shuma 200 mijë lekë për familjar.?Dy kandidatet do te bëjnë fushate edhe te enjten ne kryeqytet, ndërkohe qe te premten nuk do te ketë aktivitete, pasi është heshtje zgjedhore.