Report TV - Tjetërsuan votat, KQZ kallëzim penal për 76 numërues

2017-07-19 3

Komisioni Qendrorë i zgjedhjeve ka miratuar sot me 6 vota pro dhe 1 kundër, kallëzimin penal për 76 numërues të cilët në 25 qershor kanë tjetërsuar votat e subjekteve te ndryshme politike.

Pothuajse të gjithë anëtarët ishin dakord që numëruesit të kallëzohen dhe të jetë prokuroria ajo që të vendosë nëse bëhet fjalë për një gabim njerëzorë apo jo.

Vetëm anëtari Hysen Osmanaj u shpreh se duhej bërë një diferencim nëpër qendrat e votimit.

? Ky që do marrim nuk është vendim i lehtë por i domosdoshëm. Jam pro këtij vendimi, nuk është hera e parë që bëhet rinumërim as kallëzim, jam dakord me këtë por një diferencim nëpër qendrat e votimit duhet bërë. Mendoj që 10 qendra votimi të hiqen, përshembull qendra me numër 26 ku është vetëm një votë që lëviz?, tha Osmanaj.

Ndërsa kjo u kundërshtua nga anëtarët e tjerë të komisionit sipas të cilëve i takon prokurorisë të bëj vlerësimet.

Free Traffic Exchange